Sharka: Fermerët të pambrojtur, qeveria të krijoj një ekip ekspertësh për të parë përgjegjësin (VIDEO)

Sharka: Fermerët të pambrojtur, qeveria të krijoj një ekip ekspertësh për të parë përgjegjësin (VIDEO)

Fermerët në fshatrat e Beratit protestuan ditën e sotme për problematiken e farës së domates të kultivuar këtë sezon.

Lidhur me këtë, përmes Skype, kryetari i Shoqatës së Fermerëve, Eduart Sharka, thotë se ata kërkojnë subvencionim nga shteti, ndërsa thonë se dëmi i shkaktuar llogaritet i lartë pasi malli i prodhuar thuajse mbeti i pa shitur.

“Fermerët ndjehen të pambrojtur, dështimi sipas fermerëve besohet të ketë ndodhur për shkak të farës, komisioni nuk është kompetent. Dhe do të ishte mirë që qeveria të krijonte një ekip ekspertësh dhe të saktësonte përgjegjësinë reale dhe fermerët te dëmshpërblehen”.

Po kush mban përgjegjësi për këto dëme që ju shkaktohet fermerëve që po dalin jo vetëm pa prodhim, por me humbje. Sipas Sharkës, sektori i bujqësisë dhe fermerët në veçanti, janë në një zhvillim kaotik, në një amulli që duhet rregulluar në mënyrë që të ruhen fermerët nga falimentimi.

“Si kudo ka disa hallka në zhvillimin e produkteve bujqësore, nga furnitorët e imputeve dhe deri te fermerët që kultivojnë bimët. Deri tani ky sektor ka një zhvillim kaotik, ato sera me qindra hektar që janë iniciativë e lirë që e kanë krijuar me kthimin në atdhe, duket krijuar biznese familjare për të prodhuar në sera, deri tani nuk kemi rregulla të sakta dhe ende nuk janë vënë pikat në I, nuk ka asnjë institucion e cila do ti kontrollonte dhe ti ruante fermerët nga falimentimi dhe për ti paguar të gjitha taksat që i takojnë, në këtë sektor ka amulli”.

Kryetari i Shoqatës së Fermerëve, Eduart Sharka, gjatë specifikimit të problematikës më të cilën hasin çdo ditë fermerët në Shqipëri, preku edhe çështjen e përdorimit të pesticideve, të cilat shpesh kanë nivel mbi normën e lejuar të përdorimit.

Sipas Sharkës, ky është njëri nga shkaqet që bëhet në mungesë të agronomëve të cilët do të shmangnin këtë fenomen.

“Në opinionin tim, defekti kryesor është shërbimi i agronomëve, ata janë kthyer në tregtar të imputeve bujqësore, por kjo ka kohë që nuk funksionon, ka kohë që kemi propozuar që të mbikëqyren, sepse përsa kohë nuk mund të ketë shëndetësi pa mjek, aq s’mund të ketë bujqësi pa agronom. Dhe që të shmangim fenomenin e produkteve të kontaminuara, sepse agronomi mban përgjegjësi për ata që kontrollon dhe fermeri mban përgjegjësi për atë që mban, është hallkë që duhet të funksionojë dhe të futet në ligj”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy