Irisa Çupa, njohëse e shkencave politike tha në studion e MCN Informacion se që në gjimnaz nuk ofrohet një orientim i mirë për tregun e punës.
Nuk ka orientim të mirë që në gjimnaz.
Pika tjetër, kompanitë nuk pranojnë të marrin të rinj pa eksperiencë. Pjesa tjetër paga. Kostoja e jetesës është e lartë, nuk shkojnë në raport të duhur.
Në Shqipëri arsimi profesional shihet si gjë e dorës së dytë.
Besoj se teknologjia dhe sektori bankar janë më prioritet. Nëse do i jepej prioritet arsimit profesional do krijohej një balancë.
Aurel Kujtimi, aktivist tha se të rinjtë nuk kanë mbështetje nga institucionet.
Punëtorë ka por nuk kemi institucione profesioniste. Institucionet janë të mbingarkuar nga persona që nuk janë në fushat e tyre. Dikush mund të ketë mbaruar profesion tjetër, por është futur në një mënyrë apo në një tjetër.
Kërkesat për punë janë të përhershme. Institucionet duhet të jenë mbështetësi më i madh për të rinjtë. Po të futesh në faqet e institucioneve, kërkojnë eksperiencë 3 vite. Ku mund të marrë një i ri, 3-4 vite eksperiencë. Ky është problemi. Institucionet nuk i mbështesin të rinjtë.
Arbër Xhihani, ekspert punësimi tha se duhet rregullim mes ofertës që tregu mundëson dhe asaj që të rinjtë duan të studiojnë.
Tregu i punës pranon dhe nivele më të ulëta të eksperiencës dhe niveleve profesionale. Nuk jemi në fazën ku eksperienca shikohet si minus. Duhet rregullim mes ofertës që tregu mundëson dhe asaj që të rinjtë duan të studiojnë. Tregu i punës po bëhet gjithnjë e më shumë i egër. IT, teknologjia informacion ofrojnë mundësi të mira.



