Biznesi, kryesisht sektori i manifakturës, po përballet me rënie të fuqisë punëtore dhe për pasojë edhe të prodhimit. Kjo situatë, sipas Florajn Zekes, përfaqësuesit të “Pro export Albania”, do të vijojë edhe gjatë këtij viti.
Ndërkohë që mungojnë 20 mijë punëtorë të kualifikuar, prodhimi pritet të ulet në 20-40%.



