Prezenca e OSBE-së trajnon stafin pedagogjik të programit të parë Master për Kriminologjinë në Shqipëri

Prezenca e OSBE-së trajnon stafin pedagogjik të programit të parë Master për Kriminologjinë në Shqipëri

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë dhe me Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, organizoi një trajnim për stafin pedagogjik të Programit të ri Master për Kriminologjinë, më 22-25 shtator 2020. Programi Master, i cili do të fillojë këtë vit akademik, është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e nisi këtë program si pjesë të një projekti të mbështetur financiarisht nga Misioni i SHBA-së në OSBE.

Rreth 35 pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga dy ekspertë ndërkombëtarë të kriminologjisë, profesore Kimberly McCabe dhe profesor Keith Smith nga Universiteti i Lynchburg-ut, Virginia, SHBA. Trajnimi u bë në vijim të analizës së vlerësimit të nevojave, që u organizua në muajin maj të vitit 2020 me të njëjtin grup.

 Kursi kishte për synim thellimin e njohurive të personelit akademik të programit Master, si dhe pajisjen e tyre me një tablo më të hollësishme të lëndëve të posaçme që lidhen me kriminologjinë.

Programi i Masterit do t’u mundësojë studentëve të shqyrtojnë marrëdhëniet e ndërlidhura ndërmjet krimit, drejtësisë dhe shoqërisë në një kontekst krahasues, si dhe të përkrahin drejtësinë restauruese për viktimat edhe në reagimet që kanë në qendër viktimën. Masteri do të përqendrohet te praktikat e të drejtave të njeriut, veçanërisht në kontekstin e diskriminimit, migrimit, VERLT-it, së drejtës për privatësi dhe krimeve të urrejtjes.

 Projekti zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, me mbështetjen e Fakultetit të Shkencave Sociale, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy