Ushqimet që përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe atë mendore

Ushqimet që përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe atë mendore

Një studim anglez i kryer nga Kolegji i Shëndetit dhe Shkencave të Jetës në Aston University, konkludoi se konsumimi i sa më shumë frutave përmirëson gjendjen mendore dhe zvogëlon shanset për simptoma depresive. Ndërkohë ushqimet e kripura nuk japin të njëjtin rezultat.

Për studimin, të botuar në revistën shkencore British Journal of Nutrition, shkencëtarët monitoruan lidhjen midis konsumit të frutave, perimeve, ushqimeve të ëmbla dhe të kripura dhe shëndetit mendor në 428 të rritur në Britaninë e Madhe, duke marrë parasysh faktorët demografikë dhe faktorë të tjerë si mosha, gjendja shëndetësore dhe ushtrimet fizike.

Gjetjet treguan se:

-si frutat e pasura me lëndë ushqyese, ashtu edhe ushqimet e kripura të varfra me lëndë ushqyese ishin të lidhura me shëndetin mendor, por jo perimet.

-sa më i shpeshtë të jetë konsumimi i frutave, aq më i ulët është rreziku për tu prekur nga depresioni dhe ngarkesa shpirtërore, ndërsa rezultate më të larta janë shënuar për mirëqenien mendore, pavarësisht nga sasia totale e frutave të konsumuara.

Studimi zbuloi gjithashtu disa efekte të rëndësishme negative të ngrënies së ushqimeve të kripura si patatina, konsumi i shpeshtë i të cilave u shoqërua me nivele më të ulëta të mirëqenies mendore.

Konsumi i këtyre ushqimeve shoqërohej me simptoma ankthi, stresi dhe depresioni.

Dihet shumë pak se si dieta mund të ndikojë në shëndetin dhe mirëqenien mendore dhe megjithëse nuk kemi hetuar shkakun, gjetjet tona sugjerojnë se ngrënia e shpeshtë e ushqimeve të kripura me vlerë të ulët ushqyese mund të rrisë ngarkesën mendore që më pas rëndojnë shëndetin mendor.

Është ky komenti i studiueses kryesore Nicola-Jayne Tuck, duke shtuar se është një nga studimet e pakta që ka ndarë frutat nga perimet për ndikimin e konsumit të tyre në shëndetin mendor.

Nëse ka një mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë për të siguruar një mirëqenie më të madhe mendore, ajo nuk është gjë tjetër veçse ndryshimi i ushqimeve që do të konsumojmë, duke zëvendësuar ëmbëlsirat e kripura me fruta që, si perimet, janë të pasura me antioksidantë, fibra dhe mikronutrientë thelbësorë që promovojnë funksionin optimal të trurit. Dhe këtu qëndron sekreti i epërsisë së frutave ndaj perimeve: shumë nga lëndët ushqyese të mësipërme shkatërrohen gjatë gatimi.

Pra, duke qenë se frutat hahen pothuajse gjithmonë të papërpunuara ndërsa perimet të gatuara, kjo mund të shpjegojë efektin e tyre më të fortë në shëndetin mendor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy