Olti Korreshi, punonjës social tha në studion e MCN Informacion se tashmë nuk është vetëm nëna që kujdeset për fëmijën, por edhe babit.
Sipas Korreshit ka një thyerje tabuje dhe në bërjen e punëve të shtëpisë dhe në bashkëdrejtimin e të gjithë familjes.
Kemi një thyerje tabuje.
Nuk është vetëm nëna që kujdeset vetëm për fëmijën.
Gjërat minimale, pastrimi i shtëpisë, larja e enëve, gatimi kemi thyerje të tabuve sot. Ka një ndarje të punëve. Nuk jemi në vitet ‘70-’80.
Duhet të jetë i fortë binjakëzimi i të dy prindërve për të parë drejt dhe për të folur të njëjtën gjuhë. Kur prindërit nuk flasin të njëjtin gjuhën e vuan familja.
Po ashtu Korreshi tha se është e rëndësishme të komunikohet me fëmijët, por edhe të thuhet ‘jo’.



