Jeton Hida dhe Jonida Hëna janë një çift fermerësh që jetojnë në Leskovik në fermën e tyre, bashkë me dy vajzat.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Jonida tregoi se në moshën 18-vjeçare la Greqinë, për të ndjekur Jetonin në Leskovik dhe për këtë arsye edhe prindërit nuk i folën për disa muaj.
Jemi njohur në Greqi, Tonit i ndodhi diçka në Shqipëri dhe u kthye, unë e ndoqa pas. Pasi njoha Tonin erdha në Shqipëri nga Greqia. Nuk e kam pasur fare të vështirë të lija Greqinë. Unë dhe Toni kemi të njëjtat pasione dhe nisëm të punonim ditë për ditë.
Ka qenë një botë ndryshe nga ajo që kisha jetuar por u mësova. Ishte tronditëse për prindërit nuk më folën nga disa muaj, tani e kanë dhëndrin e preferuar. Toni është shumë popullor. Shumë nga videot që unë bëj, është ideja e Tonit. Vajza e madhe është si unë, e dyta i ka ngjarë Tonit, do të kalërojë, të bëj hipizëm, e vogla më ngjan mua.
Vajza e madhe është sociale, i pret mysafirët, ndërsa e vogla do të merret me kafshët. Fëmijët janë janë rritur duke punuar, fermën e kanë shtëpinë e tyre dhe kur kemi nevojë na ndihmojnë me çdo gjë. Kur i grindem pak Tonit e mbaj si në frena. Jemi shokë të mirë, kemi kaluar shumë sakrifica në jetë. Kemi pasur dhe fisin kundër. Familja e Tonit me zi më ka folur. Ishte pak e çuditshme që një vajzë nga Fieri të vinte në Leskovik, po kjo çfarë ka.
Më tej rrëfyen se aktualisht kanë dy të rinj amerikanë të cilët punojnë si vullnetarë, edhe pse nuk i kishin kërkuar, por ishin vetë ata që ishin ofruar.
Nuk i kërkuam thjesht u ofruan dhe duhet ti pranojmë se vjen një energji e re. Me punët e fshatit janë ok. Na ndihmuan të regjistrohemi në aplikacion, dhe deri tani kemi 12 kërkesa për vullnetarë.
Jetoni thotë se jeta në fermë është më e ngadaltë se në qytet, por je gjithë ditën më e angazhuar me punë.
Prindërit e saj kur erdhi në Shqipëri nuk i folën nja gjashtë muaj. Prindërit e Jonidës ishin shumë të mirë, të urtë, të qetë. Fillimisht më kishin inat, por u zbutën shpejt. Ata pinin raki me dolli, unë i ndiqja.
Unë zgjohem vete te stalla, Jonida vjen në hotel, në kuzhinë. Kuajt janë pika ime e dobët. Kuajt dhe qentë janë nga kafshët më fisnike. 2-3 mijë euro kam shpenzuar për një kalë por më tepër kostoja më e madhe është mirëmbajtja e tyre.
Në fillim nuk kemi pasur kushte, pjesën e pasme të makinës e bëmë barake dhe flinim aty. Një vit e gjysmë. Gatimin e ka dhunti të lindur. Kollofacet i qan. Janë zorrë qengji të mbushura me oriz dhe të brendshme qengji dhe të pjekur në tavë orizi.



