Idrizi: Shumica e të rinjve kanë më shumë mangësi të aftësive të buta sesa profesionale

Idrizi: Shumica e të rinjve kanë më shumë mangësi të aftësive të buta sesa profesionale

Ekspertja e punësimit, Elvira Idrizi, e sheh të domosdoshëm orientimin dhe këshillimin e të rinjve për t’u integruar në tregun e punës. Në studion e MCN Informacion, ajo tha se shpesh programet e nxitjes së punësimit mbeten në hije dhe informacioni për ekzistencën e tyre jo gjithmonë arrin deri te të rinjtë e interesuar. Ajo theksoi se më shumë sesa aftësitë profesionale, të rinjve u mungojnë aftësitë e buta. 

Janë bërë disa hapa pozitivë për hartimin e programeve të nxitjes së punësimit. Të rinjve u jepet mundësia për rritje profesionale dhe trajnim në punë. Ka nevojë për shumë promovim për ekzistencën e këtyre programeve, për kriteret. Të gjitha mediat janë të fokusuara te politika. 

Shoqëria civile dhe organizatat kanë ndikuar shumë në nxitjen e punësimit dhe aftësimit të të rinjve. Por më e rëndësishmja është a janë të drejtuara kurrikulat tona për zhvillimin e kompetencave të caktuara? Janë një sërë aftësish që zhvillohen përmes edukimit. Sa ndërveprim kanë në shkollë nxënësit që të zhvillojnë kompetenca të punës në skuadër, të aftësive të prezantimit, të folurit në publik. Kjo fillon në moshë të hershme. Unë them që kjo është një anë brenda shkollës dhe ana tjetër për të plotësuar këtë boshllëk në mënyrë sistemit çfarë kapaciteti kemi ne për t’i ndihmuar këtë të rinj që të integrohen në tregun e punës. Shumica e të rinjve kanë më shumë mangësi të aftësive të buta sesa profesionale. Marrim p.sh. një të ri në Kukës. Një i ri që ka zhvilluar një aftësi teknike, sa i socializuar është për t’u përballur në një punë në skuadër. Çfarë është komunikimi, empatia? Nuk ka të bëjë me përgatitjen profesionale. 

Nëse nga pikëpamja sociale nuk je i integruar është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë është përgjegjësia në një vend pune. Shumica e bizneseve ankohen që nuk janë të rregullt me orarin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy