Manastirliu: Më shumë shërbime për fëmijët me çrregullime të spektrit autik

Manastirliu: Më shumë shërbime për fëmijët me çrregullime të spektrit autik

Me qëllim të ndërgjegjësimit në Ditën Botërore të Autizmit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në ekspozitën me punimet e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik, një aktivitet i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sa shumë emocion mes fëmijëve me aftësi të veçanta sot në këtë ditë speciale.

Një ditë që na fton të gjithëve për më shumë reflektim, për t’i qëndruar pranë fëmijëve me çrregullime të spektrit autik, jo vetëm përmes mbështetjes direkte financiare që ne garantojmë dhe zgjerimit të shërbimeve konkrete në territor në çdo bashki, në përgjigje të nevojave në rritje për këta fëmijë, por edhe për të rritur ndërgjegjësimin për gjithëpërfshirje për fëmijët me aftësi ndryshe.

Gjatë bashkëbisedimit me fëmijët, prindërit dhe punonjësit e shërbimeve sociale, Ministrja e Shëndetësisë ka ndarë lajmin e mirë për fëmijët me çrregullime të spektrit autik, për hapjen e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese në Kombinat.

Për pak ditë ne do hapin një qendër të re, që është një gjysmë strukturë spitalore dhe që do të ketë mundësi që të ofrojë me metodat me të mira të trajnimit bashkëkohor, trajtime dhe shërbime të fëmijëve me problematika të çrregullimeve të spektrit autik dhe gjithashtu të aftësisë ndryshe, kjo është Qendra e Rehabilitimit dhe Zhvillimit të Fëmijëve në Kombinat. Ajo çfarë ne kemi bërë -edhe pse në një periudhë të vështirë të pandemisë- është që i’a kemi dalë që të investojmë në qendrat tona të përkujdesjes. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është e angazhuar drejtpërdrejt për mbështetjen e shërbimeve në territor, përmes Fondit Social.

Përmes Fondit Social të MSHMS janë mbështetur bashkitë për ngritjen e 35 shërbimeve sociale, nga të cilat përfitojnë mbi 3 mijë qytetarë në nevojë. MSHMS mbështet me programin e Mbrojtjes Sociale nga skema e pagesave të aftësisë së kufizuar 1.979 individë me autizëm si dhe kujdestarët e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy