
Bllokohet aksi nacional Përmet-Tri Urat, në vendin e quajtur “Rethi i Badlonjës” ku si rezultat i reshjeve intensive është bllokuar ky segment rrugor nacional nga rrëshqitja e dherave në aks rreth 50 metër duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e shërbimit të policisë, të cilat siguruan vendin e ngjarjes dhe orientimin e automjeteve në rrugët alternative.
Për zhbllokimin e segmentit po operohet me fadroma nga punonjësit e një firme kontraktore.



