Spanjë, për herë të parë në shëtitje pas lehtësimit të masave

Spanjë, për herë të parë në shëtitje pas lehtësimit të masave

Qytetarët në Spanjë me lehtësimin e masave anti-Covid-19 të shtunën kanë filluar të dalin për herë të parë për shëtitje, pas disa javësh izolimi.

Spanja është përballur me një nga shpërthimet më të mëdha të koronavirusit, më shumë se 213,000 raste të prekura dhe 24,500 viktima, ndërsa kishte hyrë në izolim në muajin mars.

Qytetarët ishin të lejuar të dalin vetëm për të blerë ushqime apo barna, apo për të shkuar në punë në rast të pamundësisë për të punuar nga shtëpia.

Deri javën e kaluar, Spanja ishte një nga vendet ku fëmijët nuk mund të dilnin fare nga shtëpia.

Megjithatë, daljet janë të rregulluara sipas një orari për të mos krijuar turma.

Ecjet duhet të bëhen në afërsi të vendbanimeve si dhe distanca duhet të vazhdojë të mbahet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy