25 shtatori, Dita botërore e ëndrrave

25 shtatori, Dita botërore e ëndrrave

25 shtatori u vendos si data e njerëzve që i shikojnë botën fushë me lule.

‘E ardhmja i përket atij që beson në bukurinë e ëndrrave të veta’, shkruante dikur ish Zonja e parë Eleanor Roosevelt. Sot, ekziston një ditë që është e gjitha e dedikuar për ëndërrimtaret.

Në 25 shtator celebrohet si World Dream Day, pra dita botërore e ëndrrave, për të gjithë ata që ëndërrojnë për të arritur larg, dhe bëjnë ç‘është e mundur ti vënë në jetë idetë e tyre pa hequr dorë dhe pa u dekurajuar.

Dream Day u krijua në vitin 2012, nga Ozioma Egëuonëu, një strateg dhe edukator transformues, instruktor në Universitetin e Kolumbias, si një mënyrë për të na ndihmuar të gjithëve të arrijmë ëndrrat tona dhe ta bëjmë botën një vend më të mirë.

Ishte qëllimi i tij që të krijonte një ditë që do të ndihmonte në shërimin dhe frymëzimin e njerëzimit.

Dita Botërore e Ëndrrave është një ditë e vendosur me qëllim që të inkurajojë individët, komunitetet, bizneset, shkollat dhe familjet që të marrin pak kohë për t'u përqendruar në ëndrrat e tyre dhe për t'i kthyer ato në realitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy