Bien ndjeshëm infektimet nga Covid, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm infektimet nga Covid, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 192 qytetarë.

Gjatë orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa kanë fituar betejën me virusin e rëndë 563 të infektuar.

Konkretisht janë kryer 561 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 192 qytetarë, në këto bashki: 124 në Tiranë, 13 në Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Lushnje, 7 në Durrës, 6 në Vlorë, 5 në Gjirokastër, 4 në Gramsh, 3 në Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tepelenë, Skrapar, nga 1 qytetar në Has, Tropojë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Sarandë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,003 që nga fillimi i epidemisë.

Janë 5,659 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,507

Fier 380

Durrës 357

Vlorë 328

Berat 219

Shkodër 196

Elbasan 195

Gjirokastër 164

Lezhë 130

Korçë 88

Dibër 66

Kukës 29

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy