Qytetarët vijojnë të përballen me mungesa të barnave me rimbursim në farmacitë e vendit, ndërkohë që Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor nuk jep shpjegime për këto mungesa.
Mjekët nga ana tjetër ngrenë shqetësimin se mungesa e vazhdueshme e medikamenteve ndikon në kurimin e pacientëve kronikë.



