‘Qytetarët që nuk posedojnë maska, nuk do të lejohen të futen në autobus’. Ky ishte rregulli kryesor në protollin e masave kundër COVID për udhëtarët. Por, fatkeqësisht nga një vëzhgim që bëri TvT në linjat e urbanve, disa prej qytetarëve nuk i përdorin maskat. Ndërkohë me rinisjen e transportit urban në Tiranë, qytetarët po ndeshen me problematikën e aboneve.



