Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror Reme Lala dhe drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë Suela Lilollari kanë sqaruar për opininin publik se nuk ka pasur asnjë cënim dhe asnjë ndryshim në menunë ushqimore të fëmijëve.
Duke theksuar se çmimi në kontratën dy vjeçare të lidhur mes Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe Operatorit Ekonomik është fiks, drejtuesja e shërbimit social sqaroi se çmimet mbeten të pandryshuara.
Përsa i përket kuotës ushqimore më duket të ritheksoj se ekziston një kontratë dy vjeçare e cila lidhet nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara me Operatorin Ekonomik. Në këtë kontratë theksohet se për këtë afat dy vjeçar çmimi është i fiksuar, pra nuk ndryshon. Më duhet të them se në asnjë moment sasia dhe cilësia e ushqimit nuk është prekur.
Kështu tha Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Lala.
Lidhur me menunë ushqimore Drejtoresha e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë Suela Lilollari tha se një grup disiplinor e vendos këtë.
Mjeku ka një rol shumë të rëndësishëm në gjithë këtë proces për vetë faktin se ai është aktori kryesor që harton menunë së bashku me ekipin multidisiplinar. Ekipi multidisiplinar është një grup specialistësh të cilët ngrihen një herë në vit. Pjestarët e ekipit multidisiplinar janë përgjegjësi i sektorit social, punonjësi social, psikologu, mjeku, edukatori dhe ekonomisti.
Duke hedhur poshtë akuzat, drejtuesit e institucioneve garantuan se menuja ushqimore e fëmijëve është e pandryshuar, duke theksuar se po bëhet politikë me fëmijët pa kujdes prindëror.



