
Një tjetër donacion këtë herë përmes prodhimeve vendase të Arabisë Saudite do të shkojë në ndihmë të shtresave në nevojë. Një përfaqësi e delegacionit nga Arabia Saudite ka takuar ministren e Mirëqenies, Olta Xhaçka, ndërsa kjo e fundit ka thënë se përkujdesi shoqëror është prioritet i ministrisë. 28 institucione publike dhe jopublike do të përfitojnë nga prodhimet vendase të Arabisë Saudite, e cila përmes një delegacioni të dërguar në Shqipëri ka vendosur të ndihmojë grupet në nevojë.
Në takimin me delegacionin e Arabisë Saudite, ministrja e Mirëqënies Sociale, Olta Xhaçka, tha se institucioni që ajo drejton është angazhuar të prioritizojë politikat sociale në drejtim të përkujdesit shoqëror ndaj shtresave në nevojë. Arabia Saudite prej disa kohësh po investon përmes donacioneve në Shqipëri, ndërsa ka premtuar se kjo mbështetje do të vijojë.



