Virusi i shpendëve është përhapur në zonën e Fllakës në Durrës, ku si pasojë janë mbyllur disa stabilimente.
Banorët thonë se situata është e rënduar dhe se po u ngordhin edhe pulat e shtëpisë.
Nga ana tjetër, zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi, tha për MCN se ky rast është brenda rrezes 3 kilometër dhe se po mbahet nën kontroll.



