Universitetet, sistemi U-Albania për fazën e dytë të aplikimeve

Universitetet, sistemi U-Albania për fazën e dytë të aplikimeve

Një ditë para hapjes së fazës së dytë për aplikimin e maturantëve për programe të ndryshme studimi, Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicion sistemin online për të parë kuotat e lira për çdo universitet.

Maturantët, përmes hyrjes në llogari me ID personale, do të mund të përllogarinin mundësitë dhe programet ku mund të aplikojnë. Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë që vetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, realizoi një takim me maturantët, për shkak të mbylljes së fazës së parë të futuesve.

Për ju maturantë, që do të vijoni garën për kuotat e lira në universitetet publike, ministria e Arsimit dhe Sportit vë në dispozicionin tuaj sistemin online Portali i klasifikimit.

Ju do të logoheni vetëm me ID e Maturantit. Do të konsultoni rezultatet e arritura në raundin e parë dhe nëpërmjet këtij informacioni do të përllogarisni edhe mundësitë për programet ku mund të aplikoni përpara se të nisni aplikimin për raundin e dytë. Portali do të jetë i disponueshëm për ju përmes çdo aparati komunikimi me akses në internet.

https://klasifikimi.ualbania.rash.al është portali online që MAS ka vënë në dispozicion të maturantëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy