Marku: Prindërit nga padija u mohuan fëmijërinë fëmijëve. Ja kush është sfida për brezat e rinj 

Marku: Prindërit nga padija u mohuan fëmijërinë fëmijëve. Ja kush është sfida për brezat e rinj 

Irma Marku, mësuese duke folur në “Mcn Informacion” mbi temën “Si t’i mbajmë fëmijët larg telefonit”, tha që sot sfida është s’i t’i ruajmë brezat e rinj që të jenë njerëz.

Marku vuri në dukje se prindërit nga padija u mohuan fëmijërinë fëmijëve. 

Kjo është sfida e kohës. Kam tentuar të jem pak dominante në kërkesat e llogaridhënies në familje. E kam realizuar që t’i vë një telefon persona l me të madhen 15 vjeç, ndërkohë që vajza e vogël 6 vjeç, duket sikur ka lindur bashkë me të.

Ajo çfarë është shumë e rëndësishme për këtë periudhë është që brezat gjithmonë kanë pasur përballje, por tashmë brezat po ecin me hapa galopantë dhe është shumë e vështirë që t’i kuptojmë breza të rinj.  Sa do t’i ruajmë brezat e rinj të jenë njerëz, kjo është sfida.

Me dëshirën që të eci me hapin e kohës prindi e mbingarkon fëmijën. Prindërit jo nga ligësia, por nga padija, u mohuan këto liri. Ia mohuan prindërit fëmijërinë. Jam një zë kritik përballë politikave arsimore, por nuk ndërtohen me indiferencë.

Nuk është problemi te mësuesi, me gjithë gropat në arsim. Unë nuk dua që shkolla të konsiderohet një burg, apo vend armiqësor, por një vend komunitar".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy