Situata nga covid-19 në Shkodër/ Hysa: Në janar kurba më e lartë e infektimeve, shkurti me rënie të dukshme

Situata nga covid-19 në Shkodër/ Hysa: Në janar kurba më e lartë e infektimeve, shkurti me rënie të dukshme

Ndër bashkitë që ka pasur numër të më lartë të infektimeve me covid-19, përgjatë gjithë pandemisë në vend, ka qenë Shkodra. Por si paraqitet aktualisht situata epidemiologjike në këtë bashki.

Shefja e epidemiologjisë pranë spitalit të Shkodrës, dr. Dhurata Hysa, përmes gazetares Bendis Druni, tha sot në “MCN live”, se situata me infektimet, tashmë është dukshëm më e qëndrueshme.

Sa i përket situatës në Shkodër, mund të them se është e qëndrueshme. Kemi prezencë të variantit Omicron, i cili është dominant, dhe çdo ditë kemi raste pozitive me omicron, kanë qenë 10 përqind të rasteve te të infektuarve.

Sipas mjekes Hysa, muaji janar ka qenë muaji me infektimet më të larta përgjatë dy viteve pandemike, ndërkohë që në muajin shkurt, rastet e infektimit kanë rënë dukshëm

Në janar kurba e infektimeve, ishte më e larta në të dy vitet e pandemisë, kurse muaji shkurt pritet të ketë rënie të infektimeve dhe kjo po shihet nga dita në ditë. Në të shtatë pikat që në ofrojmë shërbime, shumica e rasteve që paraqiten vijnë më shenja klinike jo të rënda, vatrat infeksioni nuk kemi, por kryesisht vatra familjare. Sa i takon variantit Florona, në Shkodër ende nuk kemi identifikuar ndonjë variant, kemi çuar kampionet në ISHP, dhe presim nga instituti. Sa i përket fataliteteve, janë në rënie në Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy