Astrologia Elena Demollari lexon letrat Tarot, shenjat më me fat të javës

Astrologia Elena Demollari lexon letrat Tarot, shenjat më me fat të javës

Astrologia Elena Demollari lexoi letrat Tarot në emisionin “Zgjohu me MCN”, duke zbuluar shenjat më me fat të javës dhe ato me më pak fat.

 

Dashi

Duhet të kenë kujdes nga gënjeshtrat dhe mashtrimet. Do kenë një ngritje ekonomike dhe financiare, mund të marrin një shpërblim të madh. Mund të hasin probleme me shëndetin.

Kujdes duhet treguar ndaj personave me dy fytyra. Rrota e fatit është në drejtimin e tyre dhe do jenë me fat përgjithësisht gjatë kësaj jave.

 

Demi

Do të jenë të çorientuar, ndaj duhet të kenë kujdes të mos shkatërrojnë gjithçka. Do të përballen me gjendje ankthi dhe stresi. Parashikohen udhëtime të gjata. Nga ana financiare do jenë të përmirësuar. Në çdo sektor do të ketë transformim. Kujdes duhet treguar me punën, pasi mund të largohen. Të lindurit e kësaj shenje mund të përballen me tradhti.

 

Binjakët

Duhet të shmangin debatet, konfliktet dhe mosmarrëveshjet. Ata që kanë pasur probleme do i stabilizojnë gjërat. Parashikohen përmirësime ekonomike. Do të ketë ribashkime, nëse kanë pasur ndarje. Janë persona që punojnë. Mërkuri do të shkaktojë një rënie psikologjike, por në fund do e kapërcejnë.

 

Gaforrja

Të lindurit e kësaj shenje mund të kenë bllokime mendore apo edhe izolim dhe burgosje. Kush ka vuajtur për një person që ka dashur, do e kalojë këtë situatë. Të lindurit e kësaj shenje momentalisht janë pa rrugëzgjidhje. Do të përballen me persona të lëkundur dhe do të jenë të mbingarkuar. Pavarësisht situatave të bllokimit, do të marrin lekë.

 

Luani 

Duhet të kenë kujdes pasi mund të kenë humbje pune dhe dashurie. Gjërat do të jenë disi të turbullta, por gradualisht do të qartësohen. Do të marrin lajme të mira. Parashikohen udhëtime të gjata dhe do të gjejnë qetësinë shpirtërore.

 

Virgjëresha

Jeni shumë të vrarë shpirtërisht por duhet t’i besoni intuitës suaj. Mund të përballeni me probleme shëndetësore dhe të hasni me persona xheloz. Keni një intuitë të fortë, e cila nuk do ju lejoj të gaboni. Gjërat do të balancohet.

 

Peshorja

Kujdes duhet treguar ndaj personave materialistë, për të mos rënë pjesë e mashtrimit dhe manipulimit. Pengesat ekonomike do i kalojnë me sukses. Do të ketë fillime të reja. Mund të ketë disi errësirë lidhur me punën dhe duhet hequr dorë nga iluzionet e kota.

 

Akrepi

Do të jeni disi konfuz. Por dashuria do të jetë pasiononte. Parashikohen ndryshime në punë, dashuri dhe familje. Do marrë fund një epokë e vjetër dhe do të hapet një e re.

 

Shigjetari

Jeni zemërthyer dhe mund të përballeni me ndarje. Në biznes duhet të ecni përpara. Për çështjet ligjore duhet konsultuar mirë me një avokat. Do të përballeni me persona autoritar, por do të dalë e drejta juaj. Mund të kenë probleme me shëndetin. Gjërat mund të jenë zvarrë, por do të rriten gjërat me kreativitet.

 

Bricjapi

Do të dilni nga situatat e vështira, edhe pse Mërkuri do të japë rënie psikologjike. Do të ketë përmirësime në financa. Për momentin gjërat mund të jenë të ngrita, por gjërat do të marrin zgjidhje gradualisht. Urani do të japë energji pozitive.

 

Ujori

Do të jeni në transformime dhe ndryshime. Mund të keni prishje pune, prerje në besë apo tradhti. Situata financiare do të jetë e stabilizuar. Do merrni lajme të mira dhe mund të ketë ribashkim. Rrota e fatit është në drejtimin tuaj. Do të keni perspektiva të reja.

 

Peshqit

Mund të keni pengesa gjatë kësaj jave, por do i kaloni. Saturni mund të japë çekuilibrim, por situatën do e marrin në dorë. Do të ketë përmirësime të konsiderueshme financiare. Do të jetë një fillim i ri për të lindurit e kësaj shenje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy