Vaksinimi me detyrim për studentët dhe administratën publike nuk bazohet në asnjë vendim të shkruar të Komitetit Teknik apo qeverisë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pranoi sot se fillimisht është kërkuar që ky proces të bëhet vullnetarisht, ndërsa vendimi që mund të parashikojë edhe penalizime mund të dalë me nisjen e vitit akademik.



