17 Maj, Dita Botërore e Hipertensionit

17 Maj, Dita Botërore e Hipertensionit

17 Maj është dita Botërore e ndërgjegjësimit ndaj Hipertensionit. 

Synimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës kudo në botë mbi rëndësinë e kryerjes së kontrollove të rregullta të Tensionit si mënyra më e mirë për një jetë cilësore dhe të shëndetshme. Hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut ndodh kur presioni i gjakut rritet në një nivel jo të shëndetshëm.

Presioni i lartë i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore si hipertensioni, është faktor i madh rreziku për sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe madje edhe sëmundjeve të syrit. Kur presioni i gjakut tejkalon një kufi të caktuar, ne e quajmë atë si tensioni i lartë i gjakut. E vetmja mënyrë për të gjetur se cili është tensioni juaj i gjakut, është matja e tij duke përdorur pajisjet matëse të pranueshme.

Sipas statistikave botërore vlerësohet se, 26% e popullsisë në botë vuan nga Hipertensioni dhe prevalenca pritet të rritet me 29% deri në vitin 2025.Ndërsa, ne nivel Europian, vlerësohet se kjo sëmundje prek rreth 30-45% të popullatës.

Mendohet se në pjesën më të madhe të rasteve shkak i Hipertensionit është një çrregullim në nivel qelizor që shfaqet me kalimin e moshës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy