Një zjarr ka përfshirë që prej mbrëmjes së të martës vendgrumbullimin e mbetjeve në Krujë.
Flakët u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar gjatë natës edhe zonat e banuara pranë landfillit.
Reshjet e shiut kanë ndihmuar në përmirësimin e situatës dhe në uljen e intensitetit të flakëve, por zjarri ende nuk është shuar plotësisht.
Në terren vijojnë të jenë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa tymi i dendur i shkaktuar nga djegia e mbetjeve ka krijuar ndotje të konsiderueshme të ajrit, duke shqetësuar banorët e zonës.



