Vitin e ardhshëm, veting për të gjithë noterët dhe përmbaruesit

Vitin e ardhshëm, veting për të gjithë noterët dhe përmbaruesit

Ministria e Drejtësisëka deklaruar se në vitin 2020 do të ketë vetting edhe për noterët dhe përmbaruesit.

Sipas ministres Gjonaj, rezultatet e para të procesit të vetting-ut për noterët në Shqipëri do të dalin në tremujorin e parë të vitit 2020.

“Po kryejmë vetting-un e noterëve, janë pothuajse 700 noterë për të cilët rezultatet do dalin në tremujorin e parë të 2020. U shty pak si vetting për shkak të tërmetit. Po kryejmë vetingun e noterëve, pra verifikimin e titujve të tyre. Po verifikojmë çdo noter sesi e ka marrë licencën”, tha Gjonaj.

Procesi i rivlerësimit nuk do të ndalet vetëm te noterët, por do shtrihet edhe te një tjetër profesion i lirë, siç është ai i përmbaruesve.

“Nën veting do vendoset edhe një profesion tjetër i lirë. Vetingut do t’i nënshtrohen edhe përmbaruesit, reformimi do kryhet jo vetëm në aspektin profesional. Aktualisht kemi një regjistër në Ministrinë e Drejtësisë”, u shpreh Gjonaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy