Talasemikët gjatë pandemisë, mjekja Eleni Nastasi: Është përgjysmuar dhënia e sasisë së gjakut

Talasemikët gjatë pandemisë, mjekja Eleni Nastasi: Është përgjysmuar dhënia e sasisë së gjakut

Covid-19 në rrugëtimin pothuajse një vjeçar në botë, dëmtoi edhe rutinën e individëve me talasemi në vendin tonë, të cilët dy herë në muaj duhet të bëjnë transfusion gjaku. Në mënyrë që të kenë një jetë normale, këta individë duhet të paraqiten rregullisht në qendër, por 2020 nuk i priti ashtu si çdo vit tjetër. Për pasojë, ata hasën probleme në shëndet, por jo vetëm. Individët me këtë problem kanë hasur vështirësi edhe në psikologjinë dhe ekonominë e tyre familjare.

Në brendësi të kësaj situate që mundon një numër të madh qytetarësh në vend, nga jugu në veri, ka folur Eleni Nastasi, mjeke në qendrën e hemoglobonopathive pranë QSU Tiranë. Në fjalën e saj ajo u shpreh se vështirësitë kanë qenë në një luftë të madhe me përpjekjet tona për të bërë të pamundurën për këta individë, që ajo refuzonte ti quante të sëmurë. Por, mungesën e gjakut nuk e shmangëm dot, theksoi mjekja. Ajo nënvizoi se pavarësisht maksimumit nga ana e institucioneve përkatëse dhe bankës së gjakut në Tiranë, mjekët janë detyruar që të përdorin gjysmën e sasisë së nevojshme të gjakut, duke i sjellë atyre probleme. “Pandemia si për të gjithë botën krijoi vështirësi në çdo fushë. Vështirësia më e madhe ishte mospatja e sasisë së gjakut për këta individë, sepse këta lindin dhe rriten me këtë patologji. Është një numër i konsiderueshëm pacientësh që mbartin këtë problem, janë edhe individë që bëjnë jetë normale, punojnë, krijojnë familje dhe në mënyrë që këta të bëjnë një jetë normale sa ç’kërkojnë, duhet të ketë sasinë e nevojshme të gjakut. Nqs një individ i rritur i duhet të marrë 1 litër e gjysëm në muaj, gjatë këtij viti ka marrë gjysmën e asaj që duhet, sigurisht që hemoglobina ka rënë dhe për pasojë individi ndihet më i lodhur”, tha mjekja Nastasi. Vështirësi nuk ka qenë vetëm mungesa e gjakut, u shpreh kjo e fundit, duke sjellë në vëmendje fillimin e karantinës. Mjekja tha se transporti u bë një problem i theksuar, por që sipas saj u kapërcye pas bashkëpunimit me mjekun e familjes të secilit individ, e më pas me anë të  lejes e- Albania. Por vështirësitë ekonomike të këtyre individëve, shprehet mjekja, nuk mund të rregullohen.

Një lajm i mirë nga mjekja ishte se individët që mbartin problemin e talasemisë e kanë kaluar me sukses sfidën me Covid-19. Nastasi pohoi se këta individë ndonëse të infektuar, e kanë bërë rregullisht transfuzionin e gjakut.  “Sigurisht që edhe ata nuk janë lënë mënjanë, i kemi trajtuar. Ne kemi bashkëpunuar me pavionin e infektivit, duke dërguar sasinë e gjakut në ambientet e tyre. Transfuzioni është bërë në atë pavion dhe pacientët janë larguar në shtëpitë e tyre”. Në fundit e intervistës mjekja nuk kurseu këshillat. Duke cituar këshillat e Organizatës Botërore Shëndetësore OBSH, Nastasi tha se maska duhet të jetë bashkëudhëtare, higjena personale duhet të ketë kujdes maksinam. Ajo shtoi se mjekimet që marrin për problemin kronik duhen respektuar me rregull dhe kujdes dhe sigurisht, duhet që këta individë të ushqehen vetëm me ushqime të gatuara në shtëpi, të lëngshme dhe të shëndetshme. Armiku i tyre, mbylli fjalinë Nastasi, janë pijet me gaz dhe duhani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy