Varka me vela përmbyset në Shëngjin, turisti italian përfundon në det të hapur/ Ndërhyn Policia Kufitare

Varka me vela përmbyset në Shëngjin, turisti italian përfundon në det të hapur/ Ndërhyn Policia Kufitare

Gjatë patrullimit të hapësirës detare, shërbimet e patrullës së Shëngjini janë njoftuar se një shtetas kërkonte ndihmë, pasi kishte rënë në ujë në det të hapur, për shkak të përmbysjes së mjetit të tij lundrues. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet kanë shkuar në zonën ku kishte rënë në ujë, turisti nga Italia, shtetasi G. A., 63 vjeç, për shkak të përmbysjes nga era, të varkës së tij me vela. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, 63-vjeçari është nxjerrë nga uji, është transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe është shoqëruar në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar. Ky shtetas është në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi G. A. ka falënderuar shërbimet e Policisë për gatishmërinë, profesionalizmin dhe humanizmin e treguar, për t’i shkuar në ndihmë atij. Monitorimi i hapësirës bregdetare dhe asaj detare vijon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy