Qafë Thanë, radhë të gjata në kufi

Qafë Thanë, radhë të gjata në kufi

Radhë të gjata janë shënuar gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, të cilat kanë ardhur për shkak të lëvizjeve të shumta në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë.  

Në kushte të tilla po punohet me 5 sportele në hyrje, një prej të cilave është për mjetet e tonazheve të rëndë ndërsa 4 për autovetura.

Fluksi ka sjellë pritje të drejtuesve të mjeteve për të hyrë nga vendi fqinj drejt vendit tonë.

Vetëm në tre ditët e fundit nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë më shumë se 20 mijë shtetas, pjesa më e madhe shqiptare të Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ka patur shtetas që përdorin Shqipërinë për të kaluar drejt vendeve të BE.

Burime pranë pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës thanë se kur fluksi është i madh të dy policitë ajo shqiptare e maqedonase, në kontrollet e përbashkëta punojnë me procedurë të përshpejtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy