Një tjetër çerdhe është mbyllur në qytetin e Vlorës, pasi një punonjëse ka rezultuar pozitive me Covid-19. Sipas burimeve, ka qenë Inspektoriati Shëndetësor ai që ka vendosur mbylljen e çerdhes numër dy.
Pas konfirmimit të rastit të parë me covid, edhe tre anëtarë të tjerë të stafit kanë shfaqur simptoma. Çerdhja mësohet se do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 5 dhjetor. Ndërkohë pjesa tjetër e stafit kanë bërë tamponin dhe janë në pritje të përgjigjes.



