Portugezi Vitor Godinho, 14-vjeç, ndërroi jetë të dielën si pasojë e Covid-19, duke shënuar deri më tani viktimën më të re në Europë. Para vdekjes së tij, rekordin dramatik e mbante 16-vjeçarja franceze Julie Alliot.
14 vjeçari nga Portugalia ishte një futbollist i ri dhe energjik, i cili luante me ekipin e paratërinjve të CRM, por virusi nuk e kursej atë.
Vitor ndërroi jetë të dielën në një spital në Lisbonë.
Ai u shtrua ditën e shtunë, pasi kishte shfaqur simptoma tipike të koronavirusit, duke iu nënshtruar dhe testit i cili e kishte nxjerrë pozitiv.
I riu vuante nga psoriaza, një çrregullim i lëkurës që ndonjëherë mund të ndikojë në sistemin imunitar. /TPI/



