Tetori rozë/ Apelojnë Manastirliu dhe Gega: Bëj mamografinë, vrapo për jetën!

Tetori rozë/ Apelojnë Manastirliu dhe Gega: Bëj mamografinë, vrapo për jetën!

Në kuadër të Muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me kampionen e atletikës Luiza Gega, përmes një mesazhi, i kanë bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, për të mos neglizhuar kontrollin e gjirit.

Manastirliu i ka bërë thirrje të gjitha grave të nxitojnë të bëjnë mamografinë.

Jemi bashkë me kampionen tonë Luizën, për t’i bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, që në këtë Tetor Rozë, të marrin pak kohë për t’u kujdesur për veten; për të kryer kontrollin periodik dhe mamografinë.

Në Tiranë por edhe në spitalet rajonale dhe përmes mamografisë së lëvizshme, kemi garantuar shërbimin e mamografisë, një ekzaminim që ofrohet falas për çdo grua, në çdo ditë të vitit.

Tumori i gjirit është plotësisht i trajtueshëm nëse disgnostikohet në kohë dhe ne kemi garantuar terapitë falas për çdo grua. Nxito të bësh mamografinë! Bëhu dhe ti kampione e shëndetit.

Edhe kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega iu bashkua kauzës me këtë mesazh:

Jemi bashkë për të çuar zërin tonë te çdo grua! Mos e lini për nesër kujdesin për veten. Bëje mamografinë sot! Kontrolli i hershëm shpëton jetën!.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nis sot dhe do të vijojë përgjatë gjithë muajit një fushatë ndërgjegjësimi për tetorin rozë me moton “Vrapo për jetën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy