Shkolla Mustafa Koç në Baldushk ku mësojnë 30 nxënës nuk ka tualete. Për kamerën e MCN vet nxënësit tregojnë se për të përmbushur nevojat personale i drejtohen pyllit, madje edhe në kohë me shi. Prindërit kanë kërkuar plotësimin e kushteve nga drejtoria, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje.



