
Teologu Samad Ahmed Ghori, komenton situatën në Iran ku vajzat po djegin ferexhetë, pasi një vajzë e re që kishte hequr shaminë, humbi jetën si pasojë e dhunës së policisë së moralit.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, tha se imponimi qoftë për ta vënë shaminë qoftë për ta hequr, krijon kaos, lëndon njerëz, islami nuk të imponon të vësh shaminë.
Sipas tij, në Kuran thuhet se për besimtarët është ulja e shikimit, ndërsa për besimtaret përveç uljes së shikimit, është shamia.
Ato janë besimtare dhe në një shoqëri ku çdo vend është multi fe, milti etnik, multi besimesh, nuk mund të imponohesh, ajeti nuk ka imponim në fe. Nëse nuk duan të fitojnë pastërtinë shpirtërore, kush i ndalon shikimet.
Kontakti fizik nuk është i këshillueshëm. Në përgjithësi shtetet myslimane nuk janë në atë gjendje sa të vendosin Sheriatin, profeti së pari krijoi shoqërinë.
Sot mendoj se vendet myslimane nuk janë në atë gjendje që të mbajnë këtë përgjegjësi, se vetë brenda myslimanëve janë ndarë në sekte. Cili sekt do vendosim si ligj.
Brenda shiitëve ka ndarje, edhe brenda sunitëve ka ndarje dhe kësisoj nuk mund të vendoset ligji i Sheriatit. Përpara se të vendosin Sheriatin, duhet të merren me anën shpirtërore.
Vendosja e Sheriatit diskutohet më shumë për pushtet.
Ghori, shtoi se nuk ka asnjë ajet ku Kurani u jep të drejtën njerëzve që të dënojnë qoftë fizikisht qoftë me fjalë, që të dënojnë ata që lënë islamin.



