Hapet shërbimi i ri kardiokirurgjisë në ‘Shefqet Ndroqi’, parashikohen 400 ndërhyrje në vit

Hapet shërbimi i ri kardiokirurgjisë në ‘Shefqet Ndroqi’, parashikohen 400 ndërhyrje në vit

Shërbimi i ri i Kardiokirurgjisë është hapru sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si qendra e dytë e shërbimit të kardiokirurgjisë në vend.

Në këtë njësi të re të kardiokirurgjisë parashikohen të kryhen 400 ndërhyrje në vit.

Gjatë inspektimeve të ditës së sotme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se ky shërbim i ri, do të plotësoj shërbimin në QSUT.

“U arrit që të bëhej një realitet shërbimi i kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke plotësuar shërbimin në QSUT. Qytetarët do të kenë dy mundësi për të marrë shërbime më të shpejta, më të mira, më cilësore. Dukej ëndërr dikur të hapej një shërbim i dytë kardiokirurgjie, por ja pra që u realizua me sukses”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se me hapjen e shërbimit të ri në spitalin “Shefqet Ndroqi” do të rriten që në vitin e parë deri në 30% ndërhyrjet kardiokirurgjikale.

 “Ne tashmë përsa i përket ndërhyrjeve kardiokirurgjikale në QSUT kemi arritur në nivelet 770 deri në 800 në vit. Me këtë shërbim të ri do të kemi mundësi që të rrisim me rreth 30% në vitin e parë, në 12 muaj kalendarikë dhe më pas duke rritur me 50%. Sigurisht synojmë tek cilësia në raport me mbulimin dhe me të gjitha ato nevoja që ka popullata. Kemi një model shumë të mirë që tashmë është prej vitesh e vitesh në QSUT, i cili po transferohet nga pikëpamja e dijes, teknologjisë edhe këtu në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Kemi nisur me hapa të vegjël por të sigurt edhe të qëndrueshëm. Pesë pacientët e parë tashmë janë operuar me sukses”.

 Prof. Rezar Deveja e ka konsideruar këtë shërbim të ri, me rëndësi të veçantë për pacientët e kardiokirurgjisë.

 “Jemi të kënaqur që në këtë fundvit bëmë të mundur hapjen e shërbimit të dytë të kardiokirugjisë në Shqipëri. Qëllimi i këtij shërbimi është t’ju vijë në ndihmë pacientëve për shërbim sa më cilësor dhe në kohë”, theksoi prof. Deveja.

 Shërbimi i ri kardiokirurgjisë në spitalin Shefqet Ndroqi, është investimi i buxhetit të shtetit në vlerën 86 milionë për rikontruksionin e plotë të sallës së re të operacionit, njësisë së veçantë të reanimacionit si dhe të gjithë pajisjet mjekësore të teknologjisë së fundit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy