Nënshkruhet marrëveshja trepalëshe antikorrupsion/ Gjonaj: Projekt inovativ në shkollat e vendit

Nënshkruhet marrëveshja trepalëshe antikorrupsion/ Gjonaj: Projekt inovativ në shkollat e vendit

Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ambasada italiane në Tiranë  nënshkruan sot marrëveshjen trepalëshe që do të sjellë pilotimin e një projekti inovativ didaktik-edukativ antikorrupsion, i cili do të zbatohet fillimisht në shkolla të përzgjedhura duke filluar nga shtatori i 2021 dhe më pas do të aplikohet në nivel kombëtar.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj vlerësoi nënshkrimin e kësahj marrëveshje, ndërsa shtoi se “sot i dhamë rrugë një bashkëpunimi të ri në një fushë e cila është në krye të prioriteteve të qeverisë shqiptare, lufta kundër korrupsionit”.

“Jam besimplotë se është një inciative që do të promovojë integritetin në shoqëri dhe në komunitet, pasi për të krijuar një kulturë të qëndrueshme antikorrupsion gjithçka fillon nga edukimi i fëmijëve tanë”, tha Gonaj.

Sipas saj, “kjo marrëveshje është vetëm hapi i parë i një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave më të mira lidhur me edukimin antikorrupsion”.

“Vetëm nëpërmjet edukimit të brezave të ardhshëm ne do të mund të materializojmë vizionin tonë për një shoqëri dhe kulturë integriteti. Faleminderit koleges Evis Kushi dhe ambasadorit italian, Fabrizio Bucci për bashkëpunimin”, tha Gjonaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy