Gropë në oborrin e shkollës në Laprakë, prindërit: Na rrezikohen fëmijët (FOTO)

Gropë në oborrin e shkollës në Laprakë, prindërit: Na rrezikohen fëmijët (FOTO)

Pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor. Por për banorët e Laprakës, dita e parë e shkollës mund të kthehet në një shqetësim të madh nëse nuk merren masa për mbylljen e një grope në hyrje të oborrit të shkollës “28 Nëntori”.

Gropa me përmasë të madhe është në të vërtetë një e çarë që përfundon në një kanal nëntokësor të ujërave të zeza.

“Gropa përbën rrezik për fëmijët e lagjes që luajnë çdo ditë aty, një rrezik që shtohet me fillimin e shkollës nëse nuk merren masa. Jemi të shqetësuar, nuk mund t’i çojmë fëmijët në shkollë nëse nuk merren masa për mbylljen e të çarës”, thonë prindërit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy