Komiteti Teknik i Ekspertëve shmangu sot dhënien e shpjegimeve për efektivitetin e vaksinës kineze. Ndryshe nga javët e kaluara konferenca për mediat ka qenë e regjistruar, pa u dhënë mundësi gazetarëve të jenë të pranishëm.
Skeptik për efektivitetin e vaksinës shprehet edhe anëtari i Komisionit të Shëndetësisë pranë Akademisë së Shkencave Ilir Alimehmeti, i cili thotë se as vetë Kina nuk po ua injekton vaksinën personave mbi 60 vjeç.



