Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot përmes një postimi në rrjete sociale, se një shkollë tjetër të rilindur që sot ka hapur dyert dhe ka pritur me qindra nxënës.
Rama ka publikuar një video nga shkolla “Mervete Peza”, e cila është rindërtuar, teksa shkruan se kjo shkollë është një tjetër shembull i ambicies për Shqipërinë 2030.
“MIRËMËNGJES dhe nxënësit që kthehen në një tjetër shkollë të rilindur, shkolla “Mervete Peza”, sot një tjetër shembull i ambicies sonë për =Shqipërinë2030, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.



