Mjeku i Trump kërkon aprovimin e ilaçit për të luftuar Covid-19

Mjeku i Trump kërkon aprovimin e ilaçit për të luftuar Covid-19

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara tha të enjten se pret miratimin e shpejtë nga ana e qeverisë për përdorimin urgjent të Remdesivirit për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv “NBC”, doktor Anthony Fauci tha se ka biseduar me shefin e Administratës së Ushqimit e Barnave, i cili siç tha ai, i ka bërë të ditur se agjensia po “ecën me shumë shpejtësi” drejt aprovimit të këtij ilaçi për përdorim.

Zoti Fauci është shprehur optimist lidhur me Remdesivirin i cili rezultoi i efektshëm kundër koronavirusit në një studim të kryer nga agjencitë qeveritare.

Por ai theksoi jo për herë të parë se ilaçi nuk “nuk duhet parë si përgjigjja përfundimtare” për të ndaluar pandeminë, por “një hap i parë i rëndësishëm” në gjetjen e trajtime efektive, të cilat mund të kenë një efekt të fortë në kontrollin e shpërthimit.

Deri tani në SHBA numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në mbi 1 milion e 56 mijë persona ndërsa janë regjistruar mbi 61 mijë të vdekur.

Të enjten doktor Anthony Fauci, paralajmëroi gjithashtu ndaj rrezikut të rihapjes së vendit shumë shpejt i shqetësuar nga një valë e re e pandemisë.

Ndërsa disa guvernatorë shtetet po shkojnë drejt rihapjes së aktiviteteve ekonomike, zoti Fauci u bëri thirrje që të “veprojnë shumë ngadalë” nëse nuk kanë aftësi të bëjnë gjurmimin e kontakteve të pacientëve të prekur me koronavirus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy