21 Marsi është Dita Botërore e individëve më Sindromën Down.
Kjo ditë e ndërgjegjësimit global është zyrtarizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 19 dhjetor 2011, e cila vendosi të caktojë 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Doën.
Është zgjedhur pikërisht data 21 mars, dita e 21-të e muajit të tretë për të nënkuptuar unikalitetin e trisomisë të kromozomit 21 që shkakton Sindromën Down.
Sindroma “down”, është një nga anomalitë e shpeshta gjenetike, ku fëmija ka një kromozom më tepër, njohur ndryshe si “trisomnia 21”. Dy nga faktorët kryesorë janë mosha e prindërve, trashëgimia gjenetike, ose faktorët ambiental.
Të dhënat tregojnë se në nivel global 1 në 800 lindje rezulton me sindromën “down”, ndërsa vetëm në Shqipëri, ka rreth 684 persona me këtë sindromë.
Sindroma Down, e njohur gjithashtu si trisomi në kromozomin 21, është e lidhur me një vonesë në aftësitë njohëse dhe rritjen fizike, të cilat i bashkëngjiten edhe disa karakteristikave të fytyrës.
Mesatarja e inteligjencës së personave me këtë sindromë është rreth 50, krahasuar me një mesatare të koeficientit të inteligjencës 100 te fëmijët normalë.
Shfaqja e sindromës Down është vlerësuar 4.6 për 10 000 lindje dhe është hasur te të gjitha popullatat. Sindroma Dawn u përcaktua fillimisht si çrregullim kromozomik në vitin 1959 nga një pediatër dhe gjenetist francez, Jérôme Lejeune.
Personat me sindromën Dawn gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta me gjithë të tjerët. Kjo nënkupton mundësinë për pjesëmarrje të plotë në komunitetin e tyre.



