Koronavirusi/ Qytetarët protestojnë me armë kundër izolimit në Michigan

Koronavirusi/ Qytetarët protestojnë me armë kundër izolimit në Michigan

Qindra qytetarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten dolën me armë në rrugë për të protestuar kundër masave të marra nga autoritetet lokale për të bllokuar vendin nga frika e përhapjes së virusit Covid-19.

Një ngjarje e tillë u regjistrua në shtetin e Michiganit, në pjesën veriperindimore të Shteteve të Bashkuara.

Qytetarët dolën në rrugë për të protestuar kundër vendimit të guvernatores demokrate Gretchen Whitmer, e cila vendosi për të zgjatur masat e distancimit fizik dhe mbylljen e aktiviteteve ekonomike deri në datën 30 prill.

Pavarësisht se sot humbën jetën 1 mijë e 900 persona si pasojë e Covid-19, pothuajse me 28 mijë të infektuar, ekziston një opinion i përgjithshëm se masat e vendosura nga pushteti vendor janë të ekzagjeruara.

Megjithatë, përgjatë ditëve të fundit, Whitmer ka shtuar disa ndalime të vogla, duke iu kërkuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllen të gjitha bizneset.

Prandaj u organizua edhe protesta e djeshme, e cila gjithashtu kishte një konotacion të fortë politik, pasi shumë grupe konservatore të shtetit të Michiganit qëndronin pas saj.

Kundërshtarët republikanë të Whitmer e kanë konsideruar zgjatjen e afatit të bllokimit të panevojshëm dhe të dëmshëm për ekonominë e qytetarëve dhe për këtë arsye disa qytetarë kanë denoncuar guvernatoren për shkelje të Kushtetutës Amerikane.

Protesta e këtyre banorëve theksoi pasojat katastrofike që erdhën si pasojë e bllokimit të aktivitetit ekonomik, duke shënuar humbjen e 16.5 milionë vendeve të punës vetëm për tre javë.

Pamjet e raportuara nga protesta tregonin qindra makina dhe protestues me armë në krah dhe mbi të gjitha duke thyer rregullat e distancimit fizik të vendosura nga autoritetet për shkak të luftës kundër virusit Covid-19.

Mediat lokale transmetuan disa histori të protestuesve, ku pjesa më e madhe e tyre përbëhej nga pronarë biznesesh, të cilët rrezikonin falimentimin për shkak të masave të marra.

Unë preferoj të vdes më mirë nga koronavirusi, se sa të shoh biznesin tim të falimentojë, i cili është trashëguar me breza”, tha njëri prej tyre.

Përgjatë protestës u dëgjuan thirrje që kërkonin arrestimin e Whitmer. E njëjta thirrje u përdor katër vjet më parë edhe kundër Hillary Clinton gjatë kandidimit të saj në zgjedhjet presidenciale.

Në fund të fundit, Whitmer është një nga gratë që kandidati demokrat Joe Biden po e vlerëson si zv/presidente.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy