
Siguria në plazhe, veçanërisht masat strikte për të siguruar një qëndrim të sigurt në det, është një detyrë parësore e vrojtuesve të plazheve.
Festim Sula, instruktor pranë Federatës Shqiptare të Shpëtimit të Jetës, në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ndau disa fakte për arsyet se pse ngjarjet tragjike që kanë ndodhur ditët e fundit, veçanërisht në plazhet pa vrojtues, janë të pranishme.
Ai theksoi se, ndonëse kanë pasur kontakte me bashkitë, ato nuk kanë bashkëpunuar si duhet për të angazhuar vrojtues në plazhet publike, duke e lënë përgjegjësinë tek vetë pushuesit.
Në çdo moment, ka lajme dhe informacione mbi atë që ndodh në bregdetin shqiptar, ku disa plazhe janë të pambuluara me vrojtues.
Sipas VKM-së, janë përcaktuar vendet ku duhet të vendosen vrojtuesit e plazhit.
Ata duhet të jenë të vendosur në një distancë prej 80 metrash nga njëri-tjetri, paralel me detin, dhe përveç se duhet të monitorojnë pushuesit dhe t’i ndihmojnë ata në raste emergjente, janë të trajnuar për të dhënë ndihmën e parë.
Megjithatë, në plazhet publike nuk ka vrojtues. Problemi është se bashkitë nuk kanë arritur të organizojnë siç duhet sistemin e angazhimit të vrojtuesve, dhe shpesh vendosin tabela që e shpallin plazhin si "publik", duke hequr kështu përgjegjësinë për sigurinë e pushuesve nga vetë ata.
Ne jemi munduar të komunikojmë me bashkitë, por ato nuk kanë treguar interes për të krijuar kushtet e duhura për të angazhuar vrojtues plazhi.
Sula sugjeroi që pushuesit të zgjedhin plazhe që kanë vrojtues, pasi kjo është e vetmja mundësi për të siguruar ndihmë në rast urgjence derisa të arrijë ambulanca.
Kjo është e rëndësishme, pasi plazhet e Adriatikut janë të rëna, ndërsa ato të jugut kanë thellësi të menjëhershme, duke e bërë të mundur rrezikun e mbytjes për ata që nuk janë të kujdesshëm.
Ka një rritje të vetëdijesimit nga ana e pushuesve për të zgjedhur plazhe që kanë vrojtues.
Vrojtuesi i plazhit Sula, ndau këshilla për sigurinë e pushuesve në det.
Është e rëndësishme të kuptohet që kur ka dallgë, pushuesit duhet të shmangin hyrjen në det, pasi ka dy lloje rrymash që mund të jenë shumë të rrezikshme.
Kur ndodheni në një plazh me rryma të forta, është më mirë të dëgjoni këshillat e vrojtuesve të plazhit dhe të mos tentoni të notoni kundër rrymës.
Adriatiku ka rryma të forta, dhe mund të jetë shumë e rrezikshme të mos i ndiqni këshillat e vrojtuesve.
Vajtuesit janë të trajnuar për të reaguar në situata të tilla dhe janë më të përgatitur për t’u ofruar ndihmë pushuesve.
Ne insistojmë që të punësohen vrojtues në çdo plazh dhe të sigurohemi që plazhet private, që kanë më shumë mundësi, të kenë gjithashtu të angazhuar vrojtues plazhi.
Në fund, Sula apeloi për një përmirësim të koordinatës mes bashkive dhe vrojtuesve të plazheve, duke nënvizuar se është një detyrim ligjor që çdo plazh të ketë vrojtues plazhi, siç kërkohet në bazë të VKM-së.



