Ministri Klosi: Zbulohet një bime e re, rritet vetëm në Shqipëri, pritet pranimi nga IUB

Ministri Klosi: Zbulohet një bime e re, rritet vetëm në Shqipëri, pritet pranimi nga IUB

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka njoftuar në rrjetet sociale, se sapo është zbuluar një bimë e re në Shqipëri që nuk rritet askund në botë, e quajtur: “Epimedium alpinum subsp. Albanicum”.

 “Dua të ndaj me ju lajmin e zbulimit të subspecies endemike, Epineda e Alpeve Shqiptare (Epimedium alpinum subsp. Albanicum), një nënlloj që rritet vetëm në Shqipëri dhe askund tjetër në botë, - njofton ministri.- Ky zbulim është bërë nga një prej punonjësve të institucionit tonë, në bashkëpunim me Departamentin e Biologjisë në Tiranë dhe Kopenhagen.

Pas lancimit të kësaj gjetje, pritet pranimi nga Instituti Internacional i Ushqimit të Bimeve, IPNI dhe Kopshti Mbretëror i Londrës KNË", shkruan ministri Klosi. 

Së fundmi, mbi këtë specie u botuan një artikull në revisten shkencore Phytologia Balcanica.

Kjo nuk është e vetmja bimë endemike që është zbuluar në Shqipëri. Tashmë ajo i shtohet listës së gjatë të bimëve me emra si Tulipani i Kukësit, Zambaku Shqiptar, Gentiana Lutea në Malin e Tomorrit, Viola e Rrumës, Shafrani i Sharrit, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy