Një stallë është përfshirë nga zjarri natën e kaluar në fshatin Çërravë të Pogradecit, duke djegur mbi 170 bagëti të imta.
Dëmi i shkaktuar për pronarin është i konsiderueshëm, raporton gazetarja Elsa Xhindole për MCN TV, duke thënë se e gjithë familja merrej me blegtori dhe i siguronin të ardhurat me këtë aktivitet.
Pronari i stallës Agjërim Kapa jashtë kamerave në gjendje të rënduar emocionale u shpreh se dëmi është në më shumë se 170 dele, te cilat sipas tij janë djegur të gjalla, por ende nuk dihet saktësisht shkaku i rënies së këtij zjarri.
Ndërkohë pritet që në vendngjarje të mbërrijnë emergjencat civile të bashkisë së Pogradecit, për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.



