Ministria e Brendshme: Aplikoni për karta të identitetit para dhjetorit

Ministria e Brendshme: Aplikoni për karta të identitetit para dhjetorit

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, ka apeluar sot te qytetarët, të cilëve u përfundon afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit ID, qe t’u drejtohen zyrave të aplikimit për karta të reja, sa më shpejt që të jetë e mundur. E gjithë kjo, sipas zv.ministres së brendshme, bëhet për të shmangur rradhët e gjata në sportele deri në dhjetor, kur është edhe afati I fundit për të aplikuar për karta të identitetit.

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, tha se kohët e fundit është vënë re një ulje e numrit të aplikuesve për karta identiteti, pas shtyrjes së afatit në fund të vitit.

“ Kemi vënë re një ulje të fluksit të kartave të identitetit kohët e fundit, kjo ndoshta dhe për shkak të vendimit të qeverisë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë. I bëjmë thirrje qytetarëve të vinë dhe të aplikojnë, të mos e lënë për në momentin e fundit, për në dhjetor, pasi do të ketë një fluks tjetër të madh, lëshimi i pasaportave biometrike. Kjo do të vështirësojë pajisjen me karta identiteti”, tha zv.ministrja Voda.

Këto komente, zv.minsitrja i bëri pas inspektimit që u bëri sot  zyrave të aplikimit për kartat e identitetit në Njësinë Administrative Nr. 8 e 9 në kryeqytet, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj.

Ndërkohë, vendimi për të shtyrë në fund të vitit aplikimet për ID të re, erdhi pas krijimit të radhëve të gjata në sportele.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy