Siguria në ushqim/ AKU bllokon mbi 21 ton ushqime në një javë (FOTO)

Siguria në ushqim/ AKU bllokon mbi 21 ton ushqime në një javë (FOTO)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit ka bllokuar gjatë kësaj jave 3,05 ton mish dhe nënprodukte të tij, ëmbëlsira, nënprodukte të qumështit, vezë, pije alkoolike etj dhe ka asgjësuar 18,02 ton ëmbëlsira, pije alkoolike dhe joalkoolike etj.

Gjatë kësaj jave, AKU ka realizuar 1954 inspektime në total, 1304 prej të cilave në pikat e inspektimit kufitar, lidhur me praktikat e ndjekura për ngarkesat me ushqime, ushqime për kafshë, produkte të mbrojtjes së bimëve dhe të mjekësisë veterinare.

“Janë marrë në total 100 mostra zyrtare dhe janë realizuar analiza laboratorike për 185 tregues analitik, nga të cilat 6 mostra kanë rezultuar jo konform ligjit, ndaj është vendosur masa administrative “bllokim/ asgjësim produkti. Janë vendosur 180 masa administrative “Paralajmërim”, 21 masa administrative “Gjobë” me vlerë 6.860.000 lekë dhe 6 “Ndërprerje aktiviteti” të operatorit të biznesit”, njofton AKU.

Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi në dokumentacion shoqërues të importit, mosetiketim në gjuhën shqipe, mosplotësimi i detyrave të lëna, mungesë licencimi, mungesë e planit të vetëkontrollit (HACCP), mungesë të kushteve higjieno-sanitare etj,

AKU ka ndjekur me prioritet 34 procedura inspektimi për licencim të OBU-ve, ku evidentohen thertore, furra buke, restorante, subjekte për shitje me shumicë dhe pakicë të ushqimeve, stabilimente të përpunimit të qumështit për eksport në vende të BE-së etj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy