Çekia sistem të centralizuar të “karantinës së mençur”

Çekia sistem të centralizuar të “karantinës së mençur”

Zv/kryeministri i Republikës Çeke, Jan Hamacek, tha se qeveria e këtij vendi do të krijojë një mekanizëm të ri për të koordinuar sistemin e “karantinës së mençur”.

Në këtë mekanizëm u tha se do të jenë të përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të asaj të Shëndetësisë.

Thirrjet e mëhershme që sistemi të merret përsipër nga ushtria, janë refuzuar nga ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech.

“Karantina e mençur”, e cila përfshin një bazë të centralizuar të të dhënave dhe aplikacione për gjurmim të kontakteve është ofruar si mjet për luftimin e përhapjes së koronavirusit në pranverë, por prezantimi i saj është shtyrë vazhdimisht.

Ndërkohë, autoritetet çeke i kontrolluan shifrat e rasteve me koronavirus në fundjavë dhe gjetën se numri i pacientëve të shëruar ishte për 1,775 më i lartë sesa raportohej më parë.

Republika Çeke ka konfirmuar gjithsej 15,324 raste me koronavirus, prej të cilave 11,429 janë shëruar.

Auditimi i shifrave u bë pas javës kur u regjistruan mbi 200 raste të reja në ditë.

Vetëm 15 pacientë në gjithë Çekinë janë në gjendje serioze ose në kujdes intensiv.

Shumica dërrmuese e rasteve me koronavirus janë asimptomatike ose të buta.

Praga i hoqi të hënën kufizimet e hyrjes për udhëtarët nga Suedia, që do të thotë se e gjithë Evropa tani është “e gjelbër” në hartën çeke të udhëtimit.

Udhëtimi nga Republika Çeke aktualisht është i kufizuar në Estoni, Letoni dhe Qipro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy