Akuzat e PD-së/ Manastirliu: S'ka pasur zjarr te Ministria e Shëndetësisë, tymi imagjinar del nga koka e Bashës

Akuzat e PD-së/ Manastirliu: S'ka pasur zjarr te Ministria e Shëndetësisë, tymi imagjinar del nga koka e Bashës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mohon të ketë pasur një zjarr në zyrat e Ministrisë, një përgjigje kjo për akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, i cli tha se janë djegur tenderat sekret.

Në një reagim shumë të shkurtër, Manastriliu i drejtohet drejtpërdrejtë Bashës, e cila thotë se e gjitha kjo është një sajesë e tij, teksa nuk i ka kursyer ironitë.

"Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD. Dikush duhet t'i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi", shprehet Manastirliu.

Më herët, kreu i PD-së, lulzim Basha tha se ditët e fundit ka pasur një zjarr në katin e katërt te zyra e prokurimeve te Ministria e Shëndetësisë.

Kryedemokrati aludoi se zyrtarët e kësaj ministrie duke qenë se nuk ja kanë dalë për të manipuluar tenderat, tashmë që SPAK-u nisi hetimet u vendosën flakën dokumenteve, por i shpejtë ka qenë reagimi i ministres që mohoi gjithçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy