Festat e fundvitit/ Manastirliu: Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore, në gatishmëri 24 orë

Festat e fundvitit/ Manastirliu: Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore, në gatishmëri 24 orë

Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gatishmëri 24 orë në ditët festive. Një gjë e tillë u konfirmua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila vizitoi në vigjiljen e Krishtlindjes, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. “Gjatë gjithë ditëve festive kemi marrë masat për rastet e urgjencës që mund të ndodhin duke garantuar shërbimin shëndetësor 24 orë në 24 nëpër spitale. Janë marrë masat, për të mos munguar medikamentet dhe ekipi i mjekëve dhe infermierëve do te jetë në gjendje gatishmërie për festat e fundvitit”, tha Manastirliu.

Urdhëri i ministres përcakton sigurimin e gatishmërisë së transportit mjekësor me autoambulancë për të sëmurët që kanë nevojë për këtë shërbim dhe përcaktimin e listës së mjekëve të gatishmërisë “on call” për secilin shërbim. Gjithashtu në ditët e festave vendoset në gatishmëri edhe shërbimi i autoambulancave dhe Njësisë së Helikopterëve.

Shefi i Shërbimit të Urgjencës në QSUT, prof. Eqerem Hasani tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e pritshëm në rritje në ditët e festave.

 Manastirliu falenderoi ekipin e mjekëve, infermierëve, të gjithë personelin e spitaleve që këto ditë do të jenë në gatishmëri 24/7 për t’iu ardhur në ndihmë atyre që do të kenë nevojë për shërbim shëndetësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy